Dy studime thonë se dozat përforcuese rrisin mbrojtjen kundër COVID-19

min lexim

Dy studime të reja nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë dëshmi të tjera se dozat përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 ulin rrezikun nga hospitalizimet dhe vdekja.

Agjencia për Siguri Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tha se dozat përforcuese ulin rrezikun e vdekjes nga varianti Omicron për 95 për qind te personat 50 vjeç e më të vjetër. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me gjetjet se njerëzit e të njëjtës grupmoshë, që janë të vaksinuar me dy doza, kanë rreth 60 për qind mbrojtje ndaj vdekjes me Omicron gjashtë muaj pas dozës së fundit.

Të dhënat e kësaj agjencie vazhduan të shfaqin nivele të larta të mbrojtjes kundër hospitalizimeve me 90 për qind te personat që marrin dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech.

“Të dhënat janë të qarta, vaksina ndihmon që të na mbrojë të gjithë ne kundër efekteve të COVID-19 dhe doza përforcuese ofron nivele të larta të mbrojtjes ndaj hospitalizimit dhe vdekjeve te pjesëtarët më të ndjeshëm të shoqërisë”, tha Mary Ramsay, drejtoreshë për imunizim në UKHSA.

Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) publikuar një studim të ri ku tregohej se një dozë e tretë e vaksinës Pfizer/BioNTech apo Moderna ulte në mënyrë të ndjeshme rrezikun nga hospitalizimi në mesin e personave me imunitet të dobësuar.

CDC tha se studimi gjeti se doza përforcuese ofron 97 për qind mbrojtje te personat pa sëmundje kronike dhe 88 për qind te ata me sëmundje kronike. Ky studim ishte kryer vitin e kaluar, kur ishte dominues varianti Delta i koronavirusit dhe po ashtu, sipas CDC-s është një e dhënë më shumë se doza përforcuese forcon antitrupat te personat me sistem më të fortë imunitar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetëdijshëm për rrezikun e madh të burokratizimit

Story i radhës

Çanta katër mijë dollarëshe e Margot Robbie është në të vërtet një kuti kufjesh

Të fundit nga