dy shuplaka te reja per vucic ramen dhe sajesen e tyre ballkani i hapur 6255426cc5513

Dy “shuplaka” të reja për Vuçiç –Ramën dhe sajesën e tyre “Ballkani i hapur”

April 12, 2022
1 minut lexim

Nga DW

Berlin, 11.04.2022

Gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Berlin, më 11 prill 2022, në bisedën dypalëshe dhe në konferencën e përbashkët të shtypit, Kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh për një ringjallje të Procesit të Berlinit, të filluar në vitin 2014 nga paraardhësja e tij, Angela Merkel. Kancelari gjerman inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim rajonal, duke deklaruar se “ai përmirëson ekonominë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përshpejton afrimin me Bashkimin Evropian…”

Përkthyer apo shprehur fare SHQIP, kancelari gjerman nuk e përmendi as si term apo emërtim të sajuar nga Vuçiç -Rama sajesën e tyre “Ballkani i hapur”!

Nga “Albanian Daily News”

Beograd, 04.04.2022

Sonja Biserko, Presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi,

Fragment nga një intervistë ekskluzive për “Albanian Daily News” (http://www.helsinki.org.rs),

– Nisma Open Balkan është një nga përpjekjet për të simuluar një lloj aktiviteti pa substancë reale. Sigurisht, është e rëndësishme të ngrihet bashkëpunimi rajonal, i cili është gjithashtu një nga prioritetet e BE-së. Por që në fillim Beogradi po e përjashton Kosovën, duke mos e njohur si partner të barabartë. Ajo lidhet si me Bosnjën ashtu edhe me Malin e Zi, ku Beogradi ka qenë shumë aktiv në destabilizimin e këtyre vendeve. Në rastin e Malit të Zi, Beogradi pretendon se nuk është një shtet i vërtetë (vetëm territor), se malazezët si komb nuk ekzistojnë, se ekonomikisht nuk mund të mbijetojë dhe prandaj duhet të bëhet pjesë e Serbisë. Në Bosnje prioritet është irredentizmi i Republika Srpska, e cila ka minuar Bosnjën si shtet sistematikisht që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

the times publikon fotografi nga terrori ne bucha nje peizazh tmerresh 625542689e82f
Story i mëparshëm

The Times publikon fotografi nga terrori në Bucha: Një peizazh tmerresh

64 klandestine te paketuar ne fugon i riu braktis mjetin dhe arratiset kur sheh policine efektivet e kapin video 625542e20653f
Story i radhës

64 klandestinë “të paketuar” në fugon, i riu braktis mjetin dhe arratiset kur sheh policinë, efektivët e kapin (VIDEO)

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë