Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut gjenden në zonën e goditur nga tërmeti në Marok

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë pas tërmetit katastrofik që goditi Marokun, me epiqendër në provincën Al Hauz, në jugperëndim të Marrakeshit. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit, pas çka do të nisen për në vendin tonë.

“Në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Kajro, deri më tani janë paraqitur vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit”, theksojnë nga MJP.

Nga MJP ftojnë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe që kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe në numrin SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/273-732.

Story i mëparshëm

8 fakte befasuese për motrat dhe vëllezërit

Story i radhës

Ylli i Brazilit zëvendësohet pas gafës

Të fundit nga