Teksti dërgohet në revizion, shtyhet votimi për Rezolutën për Srebrencinën në OKB

Votimi për rezolutën e Srebrenicës, ndonëse është paralajmëruar për 2 maj, nuk do të bëhet, pasi që teksti i draft dokumentit do të dërgohet për rishikim, përcjell TV21. Është ende e paqartë se kur do të caktohet sesioni i ri i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo me shumë gjasa data do të dihet të martën.

Dokumenti i rezolutës, ndër të tjera, bën thirrje për dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit të Srebrenicës, si dhe veprimet me të cilat i bëhet lavdi të dënuare për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës.

Siç njoftoi para pak kohësh ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Maqedonia është një nga 17 shtetet që bashkësponsorizojnë rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Autoritetet zyrtare të Beogradit dhe Republika Sërpska mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti nga Kërçova: Më 8 maj të thellojmë fitoren e madhe duke rrethuar numrin 4

Story i radhës

Gir: Pres fushatë dhe zgjedhje të qeta

Të fundit nga