Besa ndahet baras me Pelisterin

Besa e Dobërdollit dhe Pelisteri i Manastirit, ndahen baras (0:0) në derbin e javës së 26-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Dy skuadrat kryesore në kompeticionin e ligës së dytë zhvilluan një ndeshje taktike në të cilën në fund të dyja palët padyshim ishin të kënaqura me pikën e fituar.

Ndryshe nga derbi, dhjetë gola u panë në duelin mes Teteksi dhe Arsimi i Çegranit, e cila përfundoi me fitoren 4:6 në të mirë të skuadrës shqiptare.

Rezultatet 

Besa – Pelisteri 0:0
Teteksi – Arsimi 4:6
Ohrid – Kamenica Sasa 1:1
Bellasica – Kozhufi 2:0
Bashkimi – Skopje 0:0
Novaci – Detonit 0:1
Osogovo – Karaormani 2:1
Pobeda – Vardari (N) 1:1

Besa kryeson me 67 pikë, pasojnë Pelisteri 61, Detonit 55, Arsimi 44, Ohrid 39, Skopje 39, Bashkimi 38, Kozhufi 34 pikë etj.

Story i mëparshëm

“Është djalë fshati, do vajzë të virgjër në vitin 2024”, për cilin personazh VIP e ka fjalën Robert Berisha?

Story i radhës

Taravari: VLEN i vetmi opsion shqiptar më 8 maj, ndryshimi po vjen

Të fundit nga