Dy pulëbardha, shkaku i rrëzimit të bombarduesit të Putinit që vrau 15 persona

October 24, 2022
1 minut lexim

Bombarduesi rus Su-34 që u përplas në një bllok banimi duke shkaktuar një zjarr të marr e duke u marrë jetën 15 persona, pati problem pasi disa pulëbardha iu futën në motor.

Këto janë përfundimet në të cilat kanë dalë hetimet e kryer për rastin.

Bombarduesi luftarak po ngrihej nga një fushë ajrore në qytetin jugor rus të Yeysk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën në mbrëmje kur u rrëzua disa çaste më vonë me një motor në zjarr. Avioni u përplasur në tokë përpara një bllok banimi ndërsa në godinë mori flakë karburanti i derdhur.

Të dy pilotët arritën të katapultoheshin nga mjeti fluturues përpara përplasjes. Një prej tyre madje është filmuar në momentin që largohet nga avioni me parashutë.

Sipas hetuesve, në motor u futën dy pulëbardha gjatë ngritjes. Agjencia e lajmeve TASS raportoi: “Pjesë nga kockat e shpendëve u gjetën gjatë skanimit të rrënojave të avionit.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Të shmangim tensionet në 31 tetor”, ndërkombëtarët i kërkojnë Kosovës të shtyjë afatin për targat

Story i radhës

Pendarovski në Varshavë, Duda e dekoron me titullin “Urdhri i Shqiponjës së Bardhë”

Të fundit nga

ShkoLartë