Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit tash ka edhe dy prokurore të reja, ndërsa njërës i ishte vazhduar mandati.
Bëhet fjalë për prokuroret Olivera Proeska, Verica Berxhetska Kërsteva dhe Milica Gavrillova, e cila edhe deri më tani ishte prokurore në PTHP NKOK.
Në mesin e kandidatëve të tjerë të paraqitur të cilët nuk u zgjodhën janë Gazmend Mehmeti, Elizabeta Josifovska, Aleksandar Markovski dhe Vladimir Millosheski.
Më parë, në mbledhjen e sotme të 82-të, Këshilli i Prokurorëve Publikë i zgjodhi Artan Ajron dhe Natasha Goxhoskën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike dhe Natalia Tasevskën dhe Elvin Veliun në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Burimi: TV21