Dy fitore radhazi për kombëtaren U-20, ajo U-16 e mbyll aventurën e fundit

1 minut lexim

Kombëtarja U-20 për vajza fitoi 66-63 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjet e vlefshme për vende 9-18 në Europianin e kësaj grupmoshe që po zhvillohet në shkup të Maqedonisë, Divizioni B.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për kombëtaren, që synon një renditje më të mirë pas këtij suksesi.

Takimi ka qenë i ekuilibruar gjatë gjithë kohës, teksa të dyja skuadrat dueluan për fitore. Shqipëria pati një epërsi të lehtë gjatë gjithë ndeshjes dhe e meritoi fitoren. Më herët, në fazën e grupeve, Shqipëria pësoi katër humbje radhazi, ndëkohë që tani vijnë dy fitore që japin shpresë.

Kombëtarja U-16 për vajza ka mbyllur pa sukses aventurën e saj në Divizionin C, ndeshje e të cilit luhen në Korçë.

Pas dy humbjeve në grup, Shqipëria luajti edhe ndaj Armenisë, për të patur mundësinë të hyjë në gjysmëfinale, por pa sukses. Kombëtarja u mund 67-41, duke mbyllur aventurën e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Euroambasadori Gir i pranishëm në seancën e sotme

Story i radhës

Ne tërheqim atë që përcjellim dhe atë në të cilën besojmë!

Të fundit nga