Dy eksperimente, i njëjti rezultat nga “protokolli i Korfuzit” te “Zajednica”

November 13, 2022
1 minut lexim

Më 17 maj 1914, midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe së ashtuquajturës qeverisë vorioepirote që drejtohej nga Zografi u nënshkrua një marrëveshje, e cila njohu zyrtarisht “Epirin e Veriut” si rajon vetë-qeverisës autonom nën sovranitetin e principatës shqiptare. Ky protokoll i dha grekëve (dhe shqiptarëve që deklaroheshin si grekë) të Korçës dhe Gjirokastrës, një autonomi fetare, arsimore, kulturore dhe politike, brenda kufijve të shtetit shqiptar.

Kjo erdhi për shkak të lëvizjes së armatosur voriepirote, e cila në prapaskenë mbështetej nga Greqia dhe, presionit të faktorit ndërkombëtar për të gjetur gjuhën e përbashkët. Për këto dy arsye, autoritetet shqiptare (qeveria e Turhan Pashë Përmetit dhe Princ Widi), pasi dështuan për të shtypur lëvizjen në fjalë, me ndërhyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit u detyruan të nënshkruanin këtë protokoll. Më 1 qershor, Fuqitë e Mëdha (përfshirë Italinë dhe Austro-Hungarinë) miratuan rezultatet e negociatave dhe më 23 qershor kushtet e Protokollit u miratuan zyrtarisht nga qeveria shqiptare.

Ky veprim e rriti skepticizmin e shqiptarëve tek Europa. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, qeveria e Turhan Pashës dhe Princ Widi e humbën kredibilitetin në sytë e popullit dhe, të atyre pak personave, që e konsideronin veten nacionalistë.

Një nga arsyet e Kryengritjes në Shqipërinë e Mesme 1914-1915, ishte pikërisht lëvizja vorioepirote. Nënshkrimi i Protokollit të Korfuzit i nxiti drejtuesit e Kryengritjes, që t`i shtonin akuzat e sulmet kundër qeverisë dhe vetë Princit. Kjo sigurisht që u shfrytëzua edhe nga faktorë të jashtëm (Italia, Perandoria Osmane, Serbia), që ishin kundër Widit.

Sidoqoftë nënshkrimi i Protokollit të Korfuzit e hodhi në erë shtetin e sapo krijuar shqiptar. Megjithëse shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e pamundësoi zbatimin e këtij Protokolli, ai përbën një precedent negativ në historinë e shtetformimit.

Për të gjith ata që përpiqen ta justifikojnë “Zajednicën” ose të ashtuquajturën asosacion i komunave serbe, me argumentin se mbështetet nga faktori ndërkombëtar që dha kontribut për çlirimin dhe krijimin e shtetit kosovar, le ta dinë se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Protokollin e Korfuzit. Ai u kërkua nga pakica greke, e cila mbështetej në prapaskenë nga Greqia dhe, u miratua nga faktori ndërkombëtar, që kishte njohur krijimin e shtetit shqiptar në Konferencën e Londrës.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si rreshtohen Juventus dhe Lazio?

Story i radhës

Adoloshentet që pinë alkool rrezikojnë shëndetin e eshtrave

Të fundit nga

ShkoLartë