Një këmbësor ka humbur jetën pasditen e sotme në rrugën te lokacioni i njohur Te Plastikat në Shkup.
Ky është aksidenti trafiku në të cilin një këmbësor ka mbetur i vdekur brenda dy ditësh në të njëjtin vend.
Sipas policisë, dje rreth orës 14:14 minuta është raportuar se në bulevardin Nikolla Karev përballë kryqëzimit “Detelinka” vetura “Opel Corsa” e drejtuar nga 28-vjeçar nga Shkupi ka goditur një 86-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.
Autoritetet shtetërore janë duke hetuar rastet.