Durrës, pritet fluks prenotimesh në gusht

July 30, 2023
1 minut lexim

“Edhe për këtë sezon veror, Durrësi me bregdetin e tij të mrekullueshëm, mbetet ndër destinacionet kryesore për të kaluar pushimet, jo vetëm për vendasit por kryesisht për turistët e huaj.”

Hoteleritë dhe resortet në Durrës po punojnë me kapacitet të plotë. Sezoni i deritanishëm konsiderohet i mbarë. Përgjatë muajit Gusht referuar kërkesave pritet të ketë një rritje edhe më të madhe të numrit të turistëve.

Të ardhur nga vende të ndryshme të Europës, turistët vlerësojnë qytetin bregdetar, për natyrën, shërbimin dhe çmimet.

Operatorët turistikë thonë se më së shumti turistët e gjejnë Durrësin me anë të agjencive turistike, por nuk mungojnë edhe prenotimet individuale.

Fluksi i turistëve në plazhet e Durrësit është shtuar ndjeshëm përgjatë këtyre ditëve, për te arritur në kulmin e tij me fillimin e Gushtit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita Botërore e Miqësisë

Story i radhës

PDK sot mban konferencë për media

Të fundit nga

ShkoLartë