Durmishi thotë se është në anën e punëtorëve, por nuk tregon nëse do të pranohet kërkesa për pagë minimale prej 450 eurove në Maqedoni

1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mbetet në qëndrimin që të diskutohet kërkesa e sindikatave për ngritjen e pagës minimale në 450 euro. Ministri sot tha se do të bisedohet me të gjitha palët e interesuara.

“Le të dëgjojmë të gjithë palët e interesuara dhe do të diskutojmë. Ne do të marrim një vendim që do të kënaqë të gjitha palët e interesuara. U kam thënë edhe sindikatave, qëndroj në anën e punëtorëve”, tha ministri.

Shtoi se duke pasur parasysh situatën buxhetore, kanë ndërhyrë aty ku ka qenë thelbësore.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kishte një kërkesë para zgjedhjeve në 100 ditët e para të qeverisjes së re paga minimale të rritet në 450 euro, gjë që ministri e kishte prioritet në deklaratat e tij fillestare.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Osmani për Enver Zymerin dhe policët e rënë: Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt

Story i radhës

“Inatin e ke me të tutë”- Replika mes Mediut dhe Gjiknurit në Kuvend, deputeti i PS: E pamundur të negociojmë me një trupë të unifikuar!

Të fundit nga