durmishi ekonomia u rrit per 38 ne vitin 2025 bpv ja per koke banori po i afrohet 10 mije eurove 6ae5f6213fcf6

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

October 31, 2026
1 minut lexim

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka theksuar se ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka shënuar rritje prej 3,8 për qind gjatë vitit 2025, ndërsa Bruto Prodhimi Vendor (BPV) për kokë banori po i afrohet shifrës prej 10 mijë eurove.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Durmishi i ka cilësuar këta tregues si lajme pozitive për ekonominë e vendit dhe si motivim për të vazhduar me përkushtim angazhimin institucional.

“Këto janë lajme të mira dhe tregues që na japin arsye të vazhdojmë edhe më me përkushtim punën tonë”, ka deklaruar Durmishi.

Ai ka theksuar se synimi kryesor mbetet ruajtja e trendit pozitiv ekonomik edhe në periudhën e ardhshme, përmes investimeve të reja, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.

“Qëllimi ynë është që kjo rritje të vazhdojë edhe në periudhën që vjen, me investime të reja, vende pune dhe kushte më të mira për qytetarët”, është shprehur ministri.

Sipas Durmishit, qeverisja duhet të matet me rezultatet konkrete që qytetarët i ndiejnë në jetën e tyre të përditshme.

Ai ka nënvizuar se angazhimi institucional merr kuptim atëherë kur qytetarët shohin përmirësime reale dhe kanë më shumë mundësi për veten dhe familjet e tyre.

“Kur qytetarët shohin përmirësim dhe kanë më shumë mundësi për veten dhe familjet e tyre, atëherë e dimë se puna jonë ka kuptim dhe se ia vlen çdo lodhje”, ka përfunduar ministri Besar Durmishi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

inspektoret e qytetit te shkupit largojne shitesit ilegale aksion te klinika tregu i gjelber dhe bunjakoveci 6ae5dbe1a70fd
Lajmi i mëparshëm

Inspektorët e qytetit të Shkupit largojnë shitësit ilegalë, aksion te Klinika, Tregu i Gjelbër dhe Bunjakoveci

geci zbulon prapaskenat politike pse po kerkohet largimi i dy ministrave 6ae5f680e7d12
Lajmi i radhës

Geci zbulon prapaskenat politike: Pse po kërkohet largimi i dy ministrave?

Të fundit nga

ShkoLartë