Duke lexuar ligjin për veteranët

April 4, 2022
min lexim

Debati për veteranët nëpër mjediset tona po vazhdon prej njëzet vitesh, madje edhe neper institucione te rëndësishme shtetërorë. Sigurisht do te presim se koti qe ketë çështje ta ndreqim me debate televizive, dhe aq me pak me debate tendencioze te individëve, shoqatave, partive e partizave opozitare.

Që nga paslufta, ne psikolinguistikën tonë fjalët veteran dhe veteran i rrejshëm bashkëjetojnë pashkoqshëm si dy anë te se njëjtës medalje. Dëshira për marrjen (blerjen) e statusit te veteranit mund te jetë: psikologjike (mekanizëm mbrojtës), sociologjike (statusi shoqëror), ekonomike (lakmia materiale) etj. Por kjo nuk e shfajëson marrësin (blerësin) e statusit te veteranit te rrejshëm sikurse as dhënësin (shitësin) e tij. Me shumë se tri te katërtat e veteranëve, pa te drejt e bartin ketë status.

Ndryshe si do te ishin bere gjashtëdhjetë mije. Ne Brigadën ku kam shërbyer, vajzat ushtare mund te numëroheshin me gishtat e një dore. Dhe tani do te kisha dashtë te dija nëse ne listën aktuale është plotësuar kuota gjinore, apo ende dominojnë “burrat”. E ç’burra janë veteranet e rrejshëm? Ç‘njerëz janë ata? Si s’ju erdhi gjynah (se turp nuk kanë), kur dhanë dëshmi te falsifikuara ne aplikacion apo kur blenë certifikatën. Është botërisht e ditur se kjo lojë veteranesh nuk mund te zgjidhet me debate. Bile, ato as qe e prekin fare ndërgjegjen munguese te veteranëve mashtrues dhe te komandantëve te tyre.

Prandaj, është e palogjikshme te shpresojmë se ketë çështje do ta ndreqin ndonjëherë ata qe e kanë nëpërkëmbur deri sot. Dhe, kur kujtojmë sa njerëz janë sakrifikuar qe te behet ky shtet. Kur kujtojmë se dikush pati guximin ta përqafoj vdekjen, ndërsa ne s’kemi guximin te përballemi me ligjin. Atëherë, me vije ndërmend Linkolni, i cili duke luftuar për te drejtat e skllevërve, ne një rast thotë: ”Pasha Zotin, unë kam ndërmend ta nxeh aq shume token e këtij vendi sa do te jetë përvëluese për këmbët e një pronari skllevërish”. Kosova e ka ligjin për veteranet, por duhet te kemi prokuror qe e lexon. Kosovës i duhet një ligjzbatues i cili do te thoshte: Pasha Zotin, unë do ta nxeh aq shume token e këtij vendi sa do te jetë përvëluese për lëkurën e shkelësve te ligjit. Duke e lexuar ligjin për veteranët, shohim se veterani luftëtar duhet te ketë qenë i regjistruar ne radhët e UÇK-së, i armatosur, i uniformuar, dhe aktiv deri në përfundimin e luftës. Këto kritere dyshoj t’i kenë plotësuar kaq shumë veteran

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Koment: Kompanitë perëndimore duhet të dalin nga Rusia

Story i radhës

A do përjashtohet Hungaria nga BE dhe NATO pas fjalimit të Viktor Orban pas fitores në zgjedhje?

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë