ska me filtra ne rrjetet sociale nga data 14 janar 2025 te gjithe 677ebd0ccb42c

S’ka më filtra në rrjetet sociale, nga data 14 janar 2025 të gjithë…

January 8, 2025
1 minut lexim

Nga 14 janari 2025, “Instagram” dhe “Facebook” i thonë lamtumirë filtrave të bukurisë.

Harrojini fytyrat perfekte, sytë me ngjyra, qerpikët fals apo make-up-et. Kompania e Mark Zuckerberg, Meta, po përgatitet t’i heqë përfundimisht filtrat e bukurisë që vijnë nga zhvilluesit e palëve të treta.

Sipas njoftimit për shtyp i lëshuar nga kompania, thuhet se:

“Pas një vlerësimi të plotë, ne kemi marrë vendimin për mbylljen e platformës Meta Spark të mjeteve dhe përmbajtjeve të palëve të treta në fuqi.

Por pavarësisht kësaj, Meta është në dispozicion si për përdoruesit tanë ashtu edhe për të gjithë familjen tonë të aplikacioneve”.

Sipas specialistëve të këtij sektori, ky vendim merret më shumë si një përpjekje për të mbrojtur të rinjtë nga rreziqet që lidhen me standardet jonatyrore dhe daljes sa më shumë nga realiteti.

Platforma ‘Meta Spark’ përdorej për të krijuar filtra të fytyrës si ata që shihni në “Snapchat” ose “TikTok” që ju bëjnë të dukeni të vjetër, të ri, imagjinojnë si një personazh vizatimor, të mundësojnë ndryshimet në fytyrë e shumë opsione të tjera.

Filtri “Sparkle” është një nga funksionet e shumta të disponueshme në aplikacion, i cili mund të aplikohet në foto dhe video. Përdoruesit mund të zgjedhin një filtër të caktuar, të regjistrojnë një video ose të bëjnë një foto.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

merr oferten qe nuk e refuzon dot 677ebc1abe502
Story i mëparshëm

Merr ofertën që nuk e refuzon dot

sulmi rus ne zaporizhzhia zelensky numri i viktimave mund te rritet 677ebfa5508c7
Story i radhës

Sulmi rus në Zaporizhzhia, Zelensky: Numri i viktimave mund të rritet

Të fundit nga

ShkoLartë