Duhej të ishin në shtëpi, por pësuan aksident: Si i gënjyen mjekët të rinjtë nga Korça

March 24, 2022
min lexim

Dy të rinj nga Korça do të duhet të japin llogari për disa vepra penale tashmë pasi pësuan një aksident tre ditë më parë. Policia bën me dije se dy të rinj, njëri 21 vjeç dhe tjetri 25 vjeç, kishin dalë për të lëvizur me një makinë tip “BMË” dhe për shkaqe ende të paqarta janë aksidentuar duke pësuar dëme fizike.

Fill pas aksidentit, njëri prej tyre, pikërisht 21 vjeçari S.T shkoi në spital për të marrë kurim, por nuk u tregoi mjekëve për aksidentin duke gënjyer me argumenti se kishte rënë nga biçikleta. Pas njoftimit të policisë, efektivët kanë zbuluar se në fakt, përveç aksidentit, të rinjtë kishin kryer edhe një vepër tjetër penale: “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Kjo, pasi dy të rinjtë ishin me masë sigurie “arrest shtëpie”, dhënë disa muaj nga gjykata pasi ishin kapur duke kaluar emigrantë të paligjshëm nga Greqia për në Shqipëri.

Ndërkohë, policia është duke kërkuar edhe 25-vjeçarin, i cili nuk është paraqitur në spital pas aksidentit.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 21.03.2022, në rrugën Ravonik-Korçë, ku si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip “BMË”, u dëmtuan dy pasagjerë, shtetasit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit S. T., 21 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të dy këta shtetas kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, duke qenë se po udhëtonin me mjetin tip “BMË”. Shtetasi Q. Sh. dyshohet se drejtonte mjetin, ndërsa 21-vjeçari S. T. ishte pasagjer, së bashku me tre shtetas të tjerë. Shtetasi S. T., i dëmtuar nga aksidenti, është paraqitur për mjekim në spitalin e Korçës, ku nuk ka treguar rrethanat e aksidentit, por ka deklaruar se është rrëzuar nga biçikleta, në banesën e tij. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit Q. Sh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski – Sholc: Zgjerimi i vendeve të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, pozicionin gjeostrategjik në rajon

Story i radhës

Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve, le të jemi të ndershëm!

Të fundit nga

ShkoLartë