Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve, le të jemi të ndershëm!

Një konsensus, i bazuar në provat aktuale, ekziston tani brenda komunitetit shkencor global se aktivitetet njerëzore janë burimi kryesor i ndryshimeve klimatike dhe se djegia e lëndëve djegëse fosile është kryesisht përgjegjëse për nxitjen e këtij ndryshimi. Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve në vitin 2007 nxori një deklaratë zyrtare mbi ndryshimin e klimës me titull “Le të jemi të ndershëm”. Aktiviteti njerëzor ka shumë të ngjarë që është përgjegjës për ngrohjen e klimës.

Shumica e ngrohjes klimatike gjatë 50 viteve të fundit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga përqendrimet e shtuara të gazeve serrë në atmosferë. Ndryshimet klimatike afatgjate të dokumentuara përfshijnë ndryshimet në temperaturat e arktikut dhe akullin, ndryshimet e përhapura në sasinë e reshjeve, kripësinë e oqeanit, modelet e erës dhe motin ekstrem, duke përfshirë thatësirat, reshjet e mëdha, valët e të nxehtit dhe intensitetin e cikloneve tropikale.

Zhvillimet e mësipërm ka potencialisht pasoja dramatike për të ardhmen e njerëzimit. Fondacioni Evropian i Shkencës në një dokument të shkruar të vitit 2007 thotë: Tani ka prova bindëse se që nga revolucioni industrial, aktivitetet njerëzore, duke rezultuar në përqendrim në rritje të gazeve serrë, janë bërë një agjent kryesor i ndryshimit të klimës… Përpjekjet e vazhdueshme dhe të shtuara për të zbutur ndryshimet klimatike përmes reduktimit të gazeve serrë janë vendimtare. Këshilli Ndërakademik: Si përfaqësues i akademive shkencore dhe inxhinierike të botës, Këshilli Ndërakademik lëshoi një raport në vitin 2007 i titulluar “Ndriçimi i Rrugës”, drejt një të ardhme të qëndrueshme të energjisë.

Modelet aktuale të burimeve të energjisë dhe përdorimit të energjisë po rezultojnë të dëmshme për mirëqenien afatgjatë të njerëzimit. Integriteti i sistemeve thelbësore natyrore është tashmë në rrezik nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga emetimet atmosferike të gazeve serrë. Duhet të bëhen përpjekje të bashkërenduara për përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe reduktimin e intensitetit të karbonit të ekonomisë botërore. Këshilli Ndërkombëtar i Akademive të Shkencave Inxhinierike dhe Teknologjike (CAETS) në vitin 2007, nxori një Deklaratë mbi Mjedisin dhe Rritjen e Qëndrueshme.

Siç është raportuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), faktori i ngrohjes globale të vëzhguar që nga mesi i shekullit XX-të vjen për shkak të emetimit të gazrave serrë të prodhuara nga njeriu dhe kjo ngrohje do të vazhdojë e pandërprerë nëse emetimet aktuale antropogjenë vazhdojnë në një ritëm të njëjtë dhe do të kemi përkeqësim dhe rritje të ngrohjes globale, e cila do të zgjerohet dhe do të del jashtë kontrollit, prandaj, CAETS miraton dhe bënë thirrje të njëpasnjëshme për të ulur dhe kontrolluar emetimet e gazeve serrë në një nivel të pranueshëm sa më shpejt që është e mundur.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Duhej të ishin në shtëpi, por pësuan aksident: Si i gënjyen mjekët të rinjtë nga Korça

Story i radhës

Anna nga Mariupol: Nëse doni të dini si është Ukraina duhet të hyni në bodrumin tuaj, të fikni dritën dhe të mos merrni ushqim apo ujë

Të fundit nga