duan te largojne kanye n si performues kryesor ne coachella peticioni merr mijera nenshkrime 623a04fc633dc

Duan të largojnë Kanye-n si performues kryesor në “Coachella”, peticioni merr mijëra nënshkrime

March 22, 2022
1 minut lexim

Këtë të hënë është krijuar një peticion që kërkon heqjen e Kanye West si performues kryesor nga “Coachella 2022”.

Mesa duke shumë njerëz kanë rënë dakord për këtë gjë pasi, numri i nënshkrimeve për këtë peticion ka shkuar mbi 25.000 dhe vazhdon të rritet.

Thirrja për të larguar reperin nga “Coachella 2022” filloi javën e kaluar nga një përdorues i quajtur Caramello Marie, i cili e argumentoi kërkesën duke thënë se sulmet e West në mediat sociale kundër ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, dhe të dashurit të saj të ri, Pete Davidson, ishin një arsye tepër e fortë për të krijuar një peticionin.

Ne kemi parë Kanye të ngacmojë, manipulojë dhe lëndojë Kim, Pete dhe të tjerët për më shumë se një vit. Askush nuk duket se dëshiron të ngrihet kundër tij”, thuhet në përshkrim.

“Kjo është qesharake që atij i lejohet ta bëjë këtë lirisht. “Coachella” (së bashku me emrat e tjerë të markave që janë ende duke punuar me të) duhet të ketë turp për veten dhe nuk duhet t’i japë atij më një vend në platformë”, thuhet në argumentimin e peticionit.

Ndërkohë në seksionin e komenteve, njerëzit mbështetën arsyen e Marie për të kërkuar largimin e Ëest nga festivali në Kaliforni.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gazetarja ukrainase lirohet pasi lavderoi ruset 623a04f823d9e
Story i mëparshëm

Gazetarja ukrainase lirohet pasi lavdëroi rusët

ibra ibrahimovicin nuk do ta shihni me 623a04ffa4e67
Story i radhës

Ibra: Ibrahimoviçin nuk do ta shihni më

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë