Ibra: Ibrahimoviçin nuk do ta shihni më

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimoviç në konferencën për media para ndeshjeve të play-offit të Kupës së Botës, tha se tifozët suedezë nuk duhet të presin shumë prej tij në play-offin e Kupës së Botës dhe se ai është “në panik” pasi do të pensionohet.

“Kënaquni sa jam në fushë, sepse nuk do të shihni diçka të tillë. Elangën do ta shihni, e them me gjithë respektin, por Ibrahimoviçin nuk do ta shihni më, ndaj kënaquni sa të keni mundësi”.

Ibrahimoviç iu bashkua në konferencën për shtyp nga sulmuesi 19-vjeçar i Manchester United, Anthony Elanga, babai i të cilit, Joseph Elanga, ishte bashkëlojtar i Zlatanit në Malmo në vitin 2000-1.

Sulmuesi 40-vjeçar është i suspenduar për gjysmëfinalen e play-offit të Kupës së Botës kundër Republikës Çeke të enjten, por, nëse Suedia fiton, mund të bëjë rikthimin e tij kundër Polonisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Duan të largojnë Kanye-n si performues kryesor në “Coachella”, peticioni merr mijëra nënshkrime

Story i radhës

Për Juventusin, ky është një sezon i ri i pasuksesshëm

Të fundit nga