Dua Lipa-Suni Hill Festivali, tradhti e radhës e Edi Ramës ndaj Kosovës, tradhti e djallit

min lexim

Dukagjin Lipa, kryefamiljar i familjes Lipa, nuk duhej të nxitohej, por duhej të tregohej racional e korrekt.

Pa marrë parasysh interesat familjare dhe shembujt që po ndodhin në botë me pasuritë e paluajtshme që praktikohen të dhurohen, për hir të atdhedashurisë ndaj Kosovës, duhej që këtij viti ta mbante Festivalin Dua Lipa Suny Hill në Prishtinë, me paralajmërim që vitin e ardhshëm Prishtina t’i plotësojë kushtet e kërkuara për dhënien e 17 hektarëve tokë për ta shfrytëzuar 99 vitet e ardhshme, ndryshe do të orientohej drejt Shqipërisë.

Kështu duhej vepronte Dukagjin Lipa, sepse nuk do të përmbysej bota për një vit, dhe i pa kjo do të ishte zgjidhja më e arsyeshme, më e ndershme dhe më kombëtare shqiptare ndaj Kosovës, se sa kalimi i menjëhershëm në Tiranë në përqafim të tradhtarit Edi Rama, i cili në vazhdimësi është duke ia ngulur thikat e tij helmuese Kosovës në shpinë, për ta alivanosur Kosovën dhe për ta favorizuar Serbinë, armikun shekullor të shqiptarëve.

Miliona shqiptarë e dinë se në vitin 2021 Edi Rama në Festivalin e Birrës në Korçë nuk e përfilli fare Dua Lipën, por përkundër kundërshtimit të miliona shqiptarëve, në këtë festival në Korçë e ftoi Goran Bregoviqin këngëtarin çetnik serb, i cili gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, me këngët e tij nacionaliste e shoviniste i motivonte dhe nxiste serbët që të vrasin sa më shumë shqiptarë.

Për mbarë shqiptarët nuk është e habitshme tradhtia e radhës që Edi Rama që po ia bën Kosovës, por është e habitshme pse Festivali Dua Lipa Sony Hill ra aq lehtë në përqafim të tradhtarit Edi Rama, i cili me tradhtitë e tij ndaj Kosovës fisnike e kreshnike e ka mbushur gotën përplot tradhti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kapen substanca narkotik në lokalet e Shkupit! Në mesin e të arrestuarve shtetas të Kosovës dhe Norvegjisë

Story i radhës

“Do ta humbasësh Dagz shumë shpejt”, Einxhel i përgjigjet ndjekëses, publikon mesazhet me partnerin (FOTO LAJM)

Të fundit nga