DRITON SULEJMANI

Driton Sulejmani: Shumica qeveritare stabile, VLEN-i i hapur për zgjerim

May 12, 2026
1 minut lexim

Zëvendësministri i Arsimit dhe njëherazi zëdhënës i VLEN-it, Driton Sulejmani, ka deklaruar se shumica qeveritare mbetet stabile dhe nuk ka nevojë për vendime të nxituara sa i përket zgjerimit të saj me subjekte të reja politike apo deputetë.

Në një prononcim për edicionin e lajmeve në Alsat-M, Sulejmani theksoi se qasja e VLEN-it në këtë drejtim është e kujdesshme, duke pasur parasysh vendimet e marra në Kongresin e fundit të këtij subjekti.

“Shumica qeveritare është stabile dhe në këtë drejtim nuk po nguteshim për të marrë vendime për inkuadrimin e ndonjë subjekti të ri politik apo deputeti në shumicë. Jemi të kujdesshëm, pasi në Kongresin e VLEN-it kemi votuar programin dhe parimet e qeverisjes”, deklaroi Sulejmani.

Ai shtoi se VLEN-i mbetet i hapur për zgjerim, por vetëm me ata që përfaqësojnë vlerat dhe programin politik të këtij subjekti.

“Padyshim që jemi të interesuar ta rrisim fuqinë e VLEN-it me këdo që përfaqëson programin dhe vlerat tona dhe është i gatshëm të kontribuojë në realizimin e qëllimeve programore, si në nivel qeveritar ashtu edhe partiak. Megjithatë, nuk është diçka që duhet bërë me ngut”, u shpreh ai.

Sulejmani nënvizoi se dera e VLEN-it mbetet e hapur për individë dhe figura nga skena politike, përfshirë edhe ata që aktualisht janë pjesë e subjekteve të tjera, por që ndajnë të njëjtat vlera.

“Ne nuk e mbyllim derën për askënd, përveç strukturave të stërvjetëruara dhe të korruptuara të BDI-së. Të gjithë të tjerët, përfshirë edhe individë brenda saj që janë profesionistë të dëshmuar, si dhe nga partitë e tjera, janë të mirëseardhur te VLEN-i”, theksoi Sulejmani.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

VLEN NEW BANNER
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Bashkimi ynë hap epokën e barazisë reale për shqiptarët

IZET MEXHITI
Lajmi i radhës

VLEN me vizion të ri për decentralizimin dhe pushtetin lokal

Të fundit nga

ShkoLartë