Analisti i futbollit, Driton Latifi, shprehet kritikë për kampionin e Kosovës, Ballkanin e Suharekës, skuadër që sonte u nda baras (1:1) me Zhalgirisin, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të kualifikueseve në Champions League.
Ballafaqimi u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Cirkuz Ballkani… një super skuadër me talent teknik individual pranon nënçmimin e barazimit ne shtëpi nga një skuadër qe mori me shume komoditet aq sa deshi…
Yjet e ekipit suharekas duhet ulur në tokë, nëse mentaliteti i tyre është se mjafton pjesëmarrja ne Evrope, kjo nuk duhet te jete për menaxhmentin e klubit qe ka ofruar kontrata enorme për ta…
Si ndodh edhe zakonisht ne ndeshjen e kthimit, pres humbje te thelle te portokallinjve… jo se nuk kanë cilësi por s’kanë mentalitet fituesi, duke u ndje inferior ndaj një skuadre tejet modeste”, ka shkruar Latifi në profilin e tij në facebook.