Ngacmonte seksualisht vajza të mitura, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër!

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa të mitura. Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale V.H. banues në fshatin Oblikë.

Ai dyshohet se ka ngacmuar disa vajza të mitura në vende dhe kohë të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi me median vë në pranga një shtetas, për ngacmim seksual. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura. Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Driton Latifi: Yjet e ekipit suharekas duhet ulur në tokë 

Story i radhës

Policia arreston disa protestues

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish