Drejtori i PSG-së bën shaka në lidhje me të ardhmen e Mbbapes

April 24, 2022
1 minut lexim

Drejtori sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo Araujo, ka komentuar në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe.

Mbappe do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, ndërsa ende nuk duket se ka vendosur se çfarë do të ndodh me të ardhmen e tij.

Paris Saint Germain duan ta mbajnë me çdo kusht yllin francez në ekip, por ai është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Real Madridit.

Në lidhje me të ardhmen e francezit ka reaguar edhe drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo Araujo.

Ai ka bërë shaka duke thënë se Real Madridi janë paksa shumë të sigurt në lidhje me transferimin e Mbappes drejt ‘Santiago Bernabeu’.

“Në Madrid, ata kanë qenë të bindur tash e tre vjet që Kylian Mbappe do të përfundojë atje.

Ndoshta Real Madridi është paksa shumë i sigurt për këtë”, ishin fjalët e Leonardos për ‘Sky Sport Italia’.

Drejtori sportiv gjithashtu tha se janë në bisedime me lojtarin, sipas tij ai mund të qëndrojë por edhe të largohet.

“Diskutimi është gjithmonë aty. Unë mendoj se ka një mundësi të qëndrojë, ai gjithashtu mund të largohet”, vazhdoi ai.

Mbbapes i kanë mbetur edhe dy muaj të vendos në lidhje me të ardhmen e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Para se të lidhej me JLo, Ben Affleck i ka kërkuar një vajze tjetër të dilte me të

Story i radhës

Donaldi me emision të premten! Bora Zemani del me njoftimin e papritur

Të fundit nga

ShkoLartë