Gjendjet shëndetësore apo sëmundjet abdominale ekzaminohen përmes ekos së abdomenit. Kjo eko shërben për vlerësimin e organeve të barkut dhe indeve të tjera të buta si enët e gjakut në brendësi të abdomenit që luajnë rol shumë të rëndësishëm në funksionimin normal të trupit prandaj është shumë i rëndësishëm diagnostikimi i tyre.
Madje, sipas qëndrimeve të OBSh-së, diagnostikimi i saktë hap dyert për kurim të plotë.
Në këtë drejtim, klinika VFV është e pajisur me aparaturën më të sofistikuar që mundëson ekzaminime ultrasonografike me kollor dhe dopler spektral të cilat masin shpejtësinë e lëvizjes së gjakut në enët e gjakut thotë Dr. Arif Pini – Specialist për Mjekësi Interne në VFV Clinic. Sipas tij, aparatura super moderne e klinikës VFV në kohë detekton çrregullimet e gjëndrës tiroide që nënkupton se diagnostikimi i hershëm, i saktë dhe i shpejtë është i garantuar aty.
Në rrugën për shëndet të plotë diagnostikimi është hapi i parë që duhet të kemi kujdes se ku e hedhim. Në VFV Clinic çdo repart është i pajisur me teknologjinë më moderne që mundëson diagnostikim të saktë dhe të sigurt për ju.