dosjet numerohen shpejt pergjgjesite ngadale proteste para spak ut te rinjte rikthejne ne vemendje aferat e bujshme 6a82f5af3717a

“Dosjet numërohen shpejt, përgjgjësitë ngadalë”-Protestë para SPAK-ut/ Të rinjtë rikthejnë në vëmendje aferat e bujshme

August 17, 2026
1 minut lexim

Edhe ditën e sotme, një grup të rinjsh kanë protestuar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar hetim dhe drejtësi për disa prej çështjeve më të diskutuara të viteve të fundit.

Të rinjtë u shfaqën me pankarta në duar, përmes të cilave i kërkuan SPAK-ut të mos harrojë dosjet që, sipas tyre, ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare nga drejtësia. Në pankarta u përmendën ndër të tjera dosja e Portit të Durrësit, çështja McGonigal, projekti në Zvërnec, patronazhistët dhe inceneratorët.

Protestuesit kanë kërkuar që institucionet e drejtësisë të hetojnë atë që ata e konsiderojnë si keqqeverisje dhe korrupsion, duke bërë thirrje edhe për përgjegjësi penale për zyrtarët që, sipas tyre, janë të përfshirë në këto çështje.

Kjo nuk është protesta e parë e këtij grupi të rinjsh para SPAK-ut. Në disa raste të mëparshme, ata janë mbledhur para institucionit duke kërkuar hetimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë, si dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protestat e përsëritura synojnë të mbajnë në vëmendje publike dosjet e shumëpërfolura dhe t’u bëjnë presion institucioneve të drejtësisë për të dhënë përgjigje mbi hetimet dhe përgjegjësitë që mund të dalin prej tyre.

Të rinjtë kanë paralajmëruar se do të vijojnë të kërkojnë transparencë dhe drejtësi për çështjet që i konsiderojnë të pazbardhura.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

125 urdheresa gjykate te realizuara 21 arme te sekuestruara gjate javes ne prishtine 6a82f53589fcb
Lajmi i mëparshëm

125 urdhëresa gjykate të realizuara, 21 armë të sekuestruara gjatë javës në Prishtinë

financial times kostot e transportit detar jane rritur ne nivele rekord per shkak te konflikteve dhe faktoreve klimatike 6a82f61291478
Lajmi i radhës

Financial Times: Kostot e transportit detar janë rritur në nivele rekord për shkak të konflikteve dhe faktorëve klimatikë

Të fundit nga

Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve

Çmimet e karburanteve nga nesër sërish rriten. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) mori vendim që çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht të rriten me 4,85%, krahasuar me vendimin e mëparshëm
ShkoLartë