125 urdheresa gjykate te realizuara 21 arme te sekuestruara gjate javes ne prishtine 6a82f53589fcb

125 urdhëresa gjykate të realizuara, 21 armë të sekuestruara gjatë javës në Prishtinë

August 17, 2026
1 minut lexim

Zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës, kanë realizuar gjatë javës së kaluar 125 urdhëresa të gjykatës, në lokacione të ndryshme dhe në aksione të ndara.

Prej tyre, sipas raportit policor, 45 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe raste të tjera. Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa të dënuarit me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara.

Në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, gjatë së njëjtës periudhë në Rajonin e Prishtinës janë sekuestruar edhe 21 armë zjarri, prej të cilave 8 janë sekuestruar në ahengje familjare.

Ndërkohë, policia ka shqiptuar 4,179 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të Kodit Rrugor. Nga këto, 566 raste janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe veturave me radar mobil.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ohri dikur kishte 37 xhami ndersa sot numerohen ne gishta 6a82deb5389af
Lajmi i mëparshëm

Ohri dikur kishte 37 xhami, ndërsa sot numërohen në gishta

dosjet numerohen shpejt pergjgjesite ngadale proteste para spak ut te rinjte rikthejne ne vemendje aferat e bujshme 6a82f5af3717a
Lajmi i radhës

“Dosjet numërohen shpejt, përgjgjësitë ngadalë”-Protestë para SPAK-ut/ Të rinjtë rikthejnë në vëmendje aferat e bujshme

Të fundit nga

Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve

Çmimet e karburanteve nga nesër sërish rriten. Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) mori vendim që çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht të rriten me 4,85%, krahasuar me vendimin e mëparshëm
ShkoLartë