Deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duma thekson se nga ky ccast Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.
“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!
Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”, shkruan Duma.