Arsenali nis bisedimet me Sakan

Arsenali raportohet se ka nisur bisedimet me Bukayo Sakan për vazhdimin e kontratës.

Reprezentuesi anglez është një prej futbollistëve kryesor te “Topçinjtë”, të cilët padyshim se duan ta mbajnë atë sa më gjatë në skuadër.

Kontrata e Sakas me londinezët skadon në verën e vitit 2024, teksa thuhet se me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e Liverpoolit dhe Manchester Cityt.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se klubi do të të përpiqet ta mbajë 20-vjeçarin në “Emirates Stadium”. “The Athletic” ka raportuar sot se Arsenali tashmë ka nisur bisedimet me lojtarin.

Klubi nga Londra besohet se është optimist se Saka do të vazhdojë kontratën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 shenja që tregojnë se fëmija juaj ka një Inteligjencë të lartë

Story i radhës

Dorëheqja e Bashës/ Reagon Grida Duma: PD do të ndërtojë projektin e fitores së madhe!

Të fundit nga