Donika Gërvalla, ministrja e Jashtme e Kosovës, me aftësinë, angazhimin, punën, efektshmërinë dhe besnikërinë atdhetare të saj, ka dëshmuar se është ministrja më e sukseshme nga të gjitha qeveritë e deri sotme të Kosovës, në 22 vitet që Kosova i kaloi në liri e pavarësi.
Donika Gërvalla është luanesha e Qeverisë së Kosovës dhe e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila vetëm me një shikim vigjiilent të saj, është në gjendje ta dridh fuqishëm nga tepja e kokës e gjerë te shputat e këmbëve Vlora Çitakun – tradhtaren, ish-ambasadoren tradhtare të Kosovës në SHBA, këtë flutur mashtruese, mushkonjë pickuese dhe dhelpër dinake.
Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 15 shkurt 2022 në rubrikën e lajmeve në Aktuale, kishim rastin të lexojnë informatën me të cilën Vlora Çitaku i imponohet Ministrisë së Jashtme të Kosovës me titull: “Nëse më ftoni do të më keni në delegacionin në momentin që aplikojmë diku për anëtarësim….”
“Këto janë interesa strategjike të vendit dhe bota duhet ta dijë se në çështje të rëndësishme të politikës së jashtme nuk ndryshojnë, sa herë ndryshojnë qeveritë”, shkruan Vlora Çitaku.
Oj Vlora Çitaku, po ta rikujtoj se Prof.Dr. Enver Bytyçi i nderuar me datë 20.10.2021 botoi opinionin e tij me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku”, që zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te lexuesit dhe analistët.
Siç shkruan Prof. Dr. Enver Bytyqi, Sabina Çudiq – politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e kosovës.
Matheë Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019,i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë si ngjarje historike”.
Vlora Çitaku- ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbim territoresh , ndryshim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.
Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”
Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin”.
Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kishte anuluar në momentin fundit.
Sipas Prof. Dr. Enver Bytyçit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë, opinioni publik ka nevojë për disa shpjegime më të gjera e më të sakta.
-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?
– A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?
-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?
-Pse e mbështeti këtë ide?
-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?
-Cilat jnë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish presidentit Hashim Thaçi në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?
-Çfarë ishte parashikuar në në takimin në KS të OKB-së dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe
-Çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh me Serbinë?
Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.
Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.
Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.
Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!
Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit”?!
Oj Vlora Çitaku, sot e kësaj dite nuk ke provuar t’u përgjigjesh pyetjeve të sipërtheksuara që t’i parashtron Prof. Dr. Enver Bytyçi për ta pastruar veten dhe tradhtinë që ia ke bërë Kosovës.
Oj Vlora Çitaku, po digjesh flakë të faktorizohesh dhe të imponohesh, por nuk guxon t’u përgjigjesh pyetjeve që t’i bën Prof.Dr. Enver Bytyçi.
Nga egoja e yte e sëmurë për t’u faktorizuar dhe imponuar, nuk po turpërohesh dhe as nuk po e analizon tradhtinë që ia bëre Kosovës.
Oj Vlora Çitaku, as sot e as mot dhe asnjëherë muk mund ta mashtrosh Qeverinë e Albin Kurtit dhe të Donika Gërvallës, për të qenë anëtare në delegacionin për njohje të reja të Kosovës.
As Qeveria e Albin Kurtit dhe as Donika Gërvalla ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk mund t’i mashtrosh të fusin si therrë në këmbë në këtë qeveri të shëndoshë.
Oj Vlora Çitaku, t’i vendin e ke para ligjit e drejtësisë për tradhtinë që ia ke bërë Kosovës, e jo të imponohesh si anëtare e delegacionit të Kosovës për njohje të reja, që lidhur me angazhimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, t’u raportosh Hashim Thaçit. Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës.