Përditësimi parë i madh i Windows 11-ës sjell aplikacionet Android

U deshën disa muaj pas debutimit që Microsoft ti bënte më në fund të disponueshme aplikacionet Android për përdoruesit e Windows 11.

Siç kishte premtuar në Janar, kompania do të dërgojë përditësimin e parë madhor të Windows 11 me një version të Amazon Appstore për përdoruesit Amerikanë.

Fillimisht do të jenë të disponueshme 1 mijë aplikacione Android përfshi tituj si Lords Mobile. Megjithatë kjo listë aplikacionesh as që krahasohet me atë çfarë ofron Google Play Store.

Përditësimi do të sjellë më shumë sesa mbështetjen për aplikacionet Android.

Rregullime për përdoruesit e Teams, shfaqja e orës dhe datës në monitorin e dytë, rimodelimi i Media Player me në fokus libraritë muzikore dhe Notepad me një dark mode. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Donika Gërvalla nuk mashtrohet nga Vlora Çitaku – ja çka po planifikon ish-ambasadorja!

Story i radhës

A do dëshmojnë politikanët për inceneratorët? Si përgjigjet Tabaku

Të fundit nga