TV. Zonja Gërvalla, si vendosët që të ktheheni në Kosovë, kur të gjithë shqiptarët kanë marr botën në sy ?
Donika: Është vërtetë, pyetje e dhimbshme. Do të thosha që babai im është fajtor, që unë i kthehem Kosovës.
TV. Çka mund të na thoni për ish presidentin dhe themeluesin e UÇK, Hashim Thaçin.
Donika: Unë e kam thënë gjithë atë që kisha për ta thënë për Thaçin, prandaj nuk kam se çka të shtoj tutje.
TV : po për kryeministrin Rama?
Donika: Do të shtoja: dy shqiptar, tre parti. Ndoshta Fishta do të derdhte lot, duke na vajtuar me lahutë.
TV. Mendojmë se keni post kyç, Ministre e Punëve të Jashtme. Me LDK e Isa Mustafës nuk e besojmë që do të merrnit një pozitë të tillë, edhe pse jeni vajza e heroit të kombit Jusuf Gërvalla ?
Donika: Ndoshta keni të drejtë, sepse me I. Mustafën kishim mosmarrëveshje të thella. Edhe për te kam folur pa pikë e presje, por po shtoj se ai e kishte privatizuar partinë e ish presidentit dhe prijësit të shqiptarëve, Rugovës. Ai po ashtu ishte bërë marionetë e H. Thaçit dhe ishte kundër reformimit të partisë. Unë të gjitha këto i kritikoja haptas, prandaj edhe ata e treguan karakterin e tyre patriarkal, duke më tërhequr zvarrë nga Kuvendi i LDK vetëm pse kërkoja modernizimin dhe mos lajthitjen nga vlerat e Rugovës.
TV. Po sot, sa jeni e kënaqur me kolltukun që ua ka ofruar Kosova ?
Donika: Nuk kam shumë kohë për kolltuk, sepse më është dashur ta udhëheqja aksion e gjerë: t´i pastroja ambasadat dhe konsullatat e Kosovës duke liruar shumë persona nga puna, të cilët i përkisnin familjarizimit dhe miqësisë, prej së cilës shqiptarët vështirë të lirohen.
Tash i jam rrekur punës për njohje të reja dhe afirmimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me intensitet kam punuar dhe po punoi për njohjen nga Greqia, po deri më sot kjo nuk ka ndodhur.
Ne duhet të orientohemi dhe të punojmë së bashku me shtetet e fuqishme perëndimore, sidomos me Gjermaninë, Francën, Anglinë, Italinë e sidomos SHBA që qëndrojnë gjithnjë pran nesh.
TV. Zonja ministre Gërvalla, ju i cekët këto shtete, po si qëndron puna me Turqinë dhe Erdoganin i cili në samitin e Shangait kërkoi që t´i bashkohej Rusisë, Kinës, Iranit dhe Indisë, kurse mban kurs ledhatimi me Serbinë?
Donika : Ne me Turqinë kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme, po kuptohet që kemi edhe dallime që janë normale. Turqinë shpresojmë që t´i ruajmë marrëdhëniet miqësore, sepse në rast të sulmit ushtarak nga Serbia, shpresojmë që nga Turqia të furnizohemi me dronët Bayraktar, me të cilët Ukraina po e gjunjëzon Rusinë.
Turqia është anëtare e NATOS dhe këtë e respektojmë, po pse ajo orientohet herë majtas e herë djathtas, përkëdhelet herë me Rusinë e me Serbinë, këtë nuk e diskutojmë. Ndoshta EU do të duhet të bënte më shumë, që Turqinë ta kishte në gjiun e saj.
TV. Zonja ministre, kriza në Kosovë është thelluar me inflacionin që e ka përfshirë Evropën. Kurti nuk po e zgjidh grevën e mësimdhënësve. Ne kishim arsim më të ulëtin në Evropë për nga cilësia, kurse tash nxënësit kanë ngalur në shtëpi krejtësisht. Gjendja sociale po i afrohet shpërthimit. Në anën tjetër kemi bisedimet, kërcënimin dhe presionet nga Serbia. Sa ndikojnë këto në punën tuaj dhe si të dilet nga kjo gjendje.
Donika: Keni të drejtë. Çmimet dhe energjia është një problem global. Ne po punojmë që sa më parë dhe sa më lehtë ta kalojmë këtë dimër.
Kemi bërë apel në popullatën që t´i sigurojnë drutë, turshitë, qirinjtë dhe gaz vajguror për llambat, sepse priten reduktime të rrymës. Reduktime kishim verës, kurse i shihnim poçet elektrike edhe ditën ndezur, absurditet. Prandaj paramendoni se si mund të jetë dimri. Grevën do ta përfundojmë sa më parë, po kërkesat janë më shumë politike, se sa lidhen me financimin dhe të ardhurat.
Serbinë e kemi frenuar dhe po e frenojmë çdo ditë e më shumë. Ne nuk bëjmë kompromis siç kërkon Vuçiq, po ne kërkojmë të drejtën tonë pa kushtëzime. Kosova është shtet dhe kështu do të mbetet me kufijtë e saj. Nëse zgjerohet dikush, atëherë do të zgjerohemi ne e kurrsesi Serbia.
TV. Zonja Gërvalla, është pritur që ju si shtetase gjermane do të keni ndikim në shtetin më të fuqishëm në Evropë siç është Gjermania në liberalizimin e vizave dhe në investime ?
Donika : edhe unë ashtu kam shpresuar, po agresioni në Ukrainë e ka çrregulluar funksionim normal të EU dhe tërë kontinentit. Lufta jonë primare tash për tash është, ta përballojmë këtë gjendje krize dhe emergjence, ta demaskojmë Serbinë dhe qëllimin fashist të Vuçiqit e Bërnabic – kës, pastaj do përballemi me problemet primare të vendit dhe qytetarëve tan.
TV. Zonja Gërvalla, si po ju pëlqen ushqimi dhe kuzhina shqiptare e Kosovë sepse jeni mësuar me ushqimin dhe standardin gjerman ?
Po ne si shqiptar edhe atje e kemi qenë të fascinuar nga kuzhina dhe ushqimi i pasur shqiptar, kuptohet edhe ai gjerman, pasi bashkëshorti im është gjerman.
TV. Cilin ushqim e preferonit në Gjermani dhe cilin tash këtu në Kosovë ?
Donika : Në Gjermani më pëlqente Currywurst, me një curry salcë shumë të shijshme, tradicionale gjermane, kurse në Kosovë kuptohet, qebapë, flija, pite bakllava, bukë pogaçe, turshi, etj.
TV. Po u kthye Isa në pushtet, ku mbeteni ju ?
Donika : Atëherë do i bashkohesha lumit të ikjes së shqiptarëve. Nuk mund ta paramendoi. Kosova do të më dhimbsej, po nuk do të më mbetej tjetër zgjidhje.
Intervista u realizua nga TV (Mars – Rover)