Donald Veshaj sonte ka bërë një urim për nënën e tij me rastin e ditës së gruas, 8 Marsin. Ai ka bërë një nga postimet më emocionuese në Instagram.
Aktori nga Vlora ka zgjedhur momentin emocionues nga nata finale e Big Brother VIP, ku bashkë me nënën e tij shijoi në pallatin e kongreseve një mini-koncert të përgatitur vetëm për ata të dy.
“Eshte thjesht nje ndjenje, pa fund pa perendim! Urime 8 marsin te gjitha Nenave!”, ka shkruar Donaldi në videon, ku më datë 18 shkurt u shfaq bashkë me nënën e tij.
Në postim kanë reaguar një sërë figurash publike, mes tyre edhe Alban Skënderaj, i cili atë natë ishte pjesë e surprizës për Donaldin.
Këngëtari vlonjat i ka komentuar me tri zemra. Ai atë natë i dedikoi një këngë super emocionuese Donaldit, duke e mbështetur si vlonjat që është.
Nëse doni ta shihni videon që ka publikuar sonte Donaldi, klikoni VIDEO. Do emocionoheni pafund. Eshtë vërtet e bukur.