Drejtori i AZGJ-së Sela vizitoi Agjencinë e Ushqimit dhe të Veterinarisë

Pas vizitës së Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë në muajin tetor 2019, sot u realizua vizitë e re nga ana e drejtorit të AZGj-së, Ylber Sela në kuadër të së cilës kishte takim pune me drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, z. Nikollçe Babovskin.
Në takim drejtori Sela theksoi se është vërejtur ndërprerje në zbatimin e detyrimeve të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë, se përveç tabelës dhe vulës, të cilat janë ndërruar, mbeten edhe aktivitete të tjera të cilat duhet të bëhen me qëllim harmonizimin me detyrimet ligjore.
Drejtori Sela e përshëndeti gatishmërinë për bashkëpunim të drejtorit Babovski dhe e informoi atë se AZGj-ja është e hapur për bashkëpunim me AUV-në në aspektin e ndihmës profesionale për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, si përkthimin dhe lekturimin e akteve të përgjithshme dhe formularëve, të cilat dalin nga puna vijuese e Agjencisë së Ushqimit dhe e Veterinarisë.
Drejtori Babovski theksoi se në institucionin të cilin e udhëheq, mungojnë burime njerëzore për përkthim të dokumenteve zyrtare nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas dhe në këtë drejtim kërkon ndihmë nga AZGj-ja, gjithashtu e falënderoi për qasjen pozitive dhe gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve.

Story i mëparshëm

Një e mitur shtatzënë kërkon ndihmë mjekësore në Gjakovë

Story i radhës

Donaldi fitoi zemrat e të gjitha nënave shqiptare me postimin e fundit!

Të fundit nga