Këngët e Krishtlindjeve janë kthyer në makth për një djalë 10-vjeçar në zonën e Patras ne Greqi.
I mituri u sulmua nga një qen pittbull teksa kishte dalë herët në mëngjes për të kënduar këngët tradicionale me rastin e Krishtlindjeve.
Vogëlushi ka hapur derën e një shtëpie në zonë me qëllim që t’u bie ziles për t’u kënduar këngë pronarëve por nuk pati kohë ta bënte pasi u sulmua nga qeni që ndodhej në oborr.
Mediat greke bëjnë me dije se 10-vjeçari ka mbetur i plagosur lehtë dhe babai i tij e ka dërguar në spitalin e Karamandanit për ndihmën e parë.