Habit këngëtarja: Gjeta rroba dhe flokë të një femre tjetër në shtëpi, ja si mu justifikua burri

Këngëtarja Vida Kunora, ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në Ora News.

Në një rrëfim tejet të sinqertë, ajo ka zbuluar një histori të trishtë të jetës së saj, ku dyshonte se bashkëshorti i saj nuk ishte besnik.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse ajo do të ndahej po të zbulonte se bashkëshorti kishte kishte patur një lidhje 5-vjeçare, këngëtarja tha se familja nuk prishet për asnjë arsyje. Më pas ajo rrëfeu për herë të parë një histori gjatë kohës që ishte shtatzënë:

“Kam gjetur dikur në shtëpinë time atlete, vathë dhe fije floku të një femre tjetër. Në atë kohë kam qenë shtatzënë me vajzën. Kur e pyeta burrin, ai më tha se nuk do të ma bënte kurrë këtë, dhe u justifikua se në shtëpi kishte ardhur shoku i tij i ngushtë me të dashurën. Unë e besova. Më bëri komplimente me shumicë dhe ashtu ka ndodhur, ka qenë shoku i tij në shtëpinë tonë”(qesh)./Ora

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Doli për të kënduar këngë në rrugë, 10-vjeçari sulmohet nga një qen pitbull

Story i radhës

Situata e Ziyech, Potter: Unë i di kualitetet e tij, kam folur me Hakimin

Të fundit nga