Çun Lajçi reagon sërish ndaj kolegut të tij: Edhe qentë që i ke ushqyer kanë me të kafshuar!

Aktori dhe shkrimitari Çun Lajçi, edhe sot ka reaguar ndaj kolegut të tij, Jeton Zogjani, i cili ka thënë se Lajçi paraqitjet e tij me plis nëpër Evropë i ka bërë me pagesë të majme.

Në vargjet e publikuara në Facebook, Lajçi ka theksuar se “atyre që u kundërmon goja”, nuk ia durojnë suksesin dhe nuk ia duan veprat e tij, përcjell Bota sot.

“Po dole nga mesi i rrugëve kryq, po ece vetëm njenës e s’u ndale, edhe qentë që i ke ushqye kanë me t’kafshua n’pr****!”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij i plotë:

Këta janë ata, që shajnë për mendimin ndryshe!

Ata të duen n’udhëkryq. Asnjanës! T’mos jesh i askujt nëse s’je i tyne. I dreqit mund t’jesh, por jo i njeriut që s’mendon si ata, që s’vjedh si ata, që s’shanë si ata, që nuk kërcnon si ata!

N’strajcën e tyne duhesh me i futë turitë, (edhe t’vjelluna nëse ka), n’do t’jesh i përkëdhelun dhe i veshun me lavde t’rrejshme!

T’askujt të duen nëse s’je i tyne! T’bahesh urë aty ku prehen dy rrugë të ngushta, ku gardhiqet me taraba ti nxanë pritat si dhambë zvarranikësh!

Të duen jetim n’rrugën e askujt. Mundësisht t’gozhduem n’kryqin me nofkat e tyne që jashtqitjet nga goja ti hudhin n’gjoksin tand. Të kundërmosh pleh i tyne e t’kapërcejnë mbi ty si mbi urën e shtrigës!

Të duen me fshisë thuprash qe ti pastrosh bajgat e tyne sa herë tu zbrazët zorra e trashë. Sa herë ti mundon prostata t’pëshurrën n’urën e kurrizit tand. T’pa gojë, t’firuem mendjes e mundësisht qorr me sytë bilur. Ke pa s’ke pa! Ke ndëgjua s’ke ndëgjua! Vegim të duen! Tellall për pordhët e tyne, fjalët pa vepra!

Jetim mes katër rrugësh që puqën mes vetës, aty të duen si qyqën, aty ku kalojnë ata,( dreqi me t’birin) që t’shalojnë mbarë e mbrapsht e t’thonë; ti je ma i miri i t’mirëve! Je i yni e s’guxon me mendua si ata, madje as si ti. Ti s’je ti po je ne e ne jemi kalorsi mbi kurrizin tand!

Po dole nga mesi i rrugëve kryq, po ece vetëm njenës e s’u ndale, edhe qent që i ke ushqye kanë me t’kafshua n’prapanicë!

Këta janë ata që u kundërmon goja, që i vret mendimi ndryshe e s’ta durojnë suksesin e s’ta duen veprën! Që kujtojnë se duhesh t’jesh vetëm i tyne e t’këndosh siç i bien fyellit për t’bamet e tyne t’nji kohe, e t’mos ndalesh deri të lëshon fryma!

Dietikon,24.12.2022

Story i mëparshëm

Prokuroria e Tiranës kërkesë autoriteteve spanjolle: Na sillni zemrën e të riut shqiptar që vdiq në spital

Story i radhës

Doli për të kënduar këngë në rrugë, 10-vjeçari sulmohet nga një qen pitbull

Të fundit nga