dokumentet nxjerrin zbuluar kinen kercenoi universitetin britanik per te ndalur kerkimin mbi te drejtat e njeriut 69089725ed103

Dokumentet nxjerrin “zbuluar” Kinën: Kërcënoi universitetin britanik për të ndalur kërkimin mbi të drejtat e njeriut

November 3, 2025
1 minut lexim

Kina zhvilloi një fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj Universitetit Sheffield Hallam në Mbretërinë e Bashkuar për ta detyruar të mbyllte kërkimet mbi abuzimet ndaj ujgurëve në Xinjiang, sipas dokumenteve të siguruara nga BBC.

Sipas dokumenteve të brendshme, stafi i universitetit në Kinë u ngacmua dhe u kërcënua nga persona që u identifikuan si anëtarë të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Kinës.

Në të njëjtën kohë, akseset në faqet e internetit të Sheffield Hallam u bllokuan nga Kina, duke penguar rekrutimin e studentëve kinezë, një goditje e ndjeshme ekonomike për institucionin që fitonte miliona paund çdo vit nga ky treg.

Në një e-mail të brendshëm të korrikut 2024, zyrtarët e universitetit pranuan se:

“Përpjekja për të mbajtur biznesin në Kinë dhe publikimi i hulumtimit tani janë partnerë të paqëndrueshëm.”

qendër të çështjes është profesoreshë Laura Murphy, eksperte e të drejtave të njeriut dhe skllavërisë moderne, e cila hetonte përdorimin e punës së detyruar nga myslimanët ujgurë në rajonin kinez të Xinjiang.

Kina e mohon kategorikisht këtë praktikë, por raportet e Murphy-t dhe ekipit të saj në Qendrën “Helena Kennedy” kishin gjetje që lidhin industrinë kineze të paneleve diellore, tekstilit dhe pjesëve të makinave me punën e detyruar.

Pas presionit nga autoritetet kineze dhe një padie për shpifje, në fund të vitit 2024 universiteti nuk publikoi një raport të ri të ekipit të saj.

Në fillim të vitit 2025, drejtuesit i thanë profesoreshës se nuk mund të vazhdonte më kërkimin mbi zinxhirët e furnizimit në Kinë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1762169729112
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Premtimet po bëhen realitet. Butel 2 po merr formë të re me ndërtimin e çerdhes moderne për fëmijë

hyseni grate dhe vajzat do ti kemi ne fokus edhe ne te ardhmen 69089c4f2d50e
Lajmi i radhës

Hyseni: Gratë dhe vajzat, do t’i kemi në fokus edhe në të ardhmen

Të fundit nga

ShkoLartë