Dojna dhe Vlashenti zbulojnë gjininë e bebes

Dojna Mema dhe Vlashenti do bëhen prindër të një djali.

Lajmin e ka zbuluar vetë moderatorja me një video ku zbulohet gjinia me festë e tullumbace.

Gëzimi dhe emocionet e çiftit ndihen shumë në video dhe kjo e ka bërë ndarjen e lajmit edhe më të bukur.

“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi “Minecraft”, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?! 😅💙 #boymama #kababaçun”, ka shkruar mdoeratorja duke i dhënë edhe më shumë emocion momenteve që po përjeton.

Dojna dhe Vlashenti do të bëhen prindër shumë shpejt. Çifti kanë vite bashkë dhe jeta e tyre tashmë po merr një tjetër drejtim, me zgjerimin e familjes së tyre të vogël.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Para sanksioneve të Abramowich, ylli i Chelseat kishte arritur marrëveshje për rinovim kontrate

Story i radhës

​Biden e quan Putinin një diktator vrasës e bandit të pastër

Të fundit nga