Doganat mes shqiptarëve ‘O’ të hiqen, ‘O’ të ‘digjen’

April 16, 2022
min lexim

Me dhjetëra herë kam shkuar në Prizren, Gjakovë, Prishtinë pas çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb. Me qindra herë kam shkuar në Tropojë duke i rënë nga doganë ë Vërmicës e më pas në doganën e Qafë Morinit në Tropojë për të shkuar në shtëpinë time ku kam lindur në Shipshan të Malësisë së Gjakovës.

Me mijëra janë njerëzit që përditë e bëjnë atë rrugë dhe u pëlqen shumë. Ndalojnë pinë kafe, marrin ndonjë pesëshe me një simite të mirë për të shuar urinë. Blejnë fruta e perime cilësore si ato që di ti prodhojë shumë mirë zona ndërmjet Prizrenit dhe Gjakovës. Kështu edhe në kthim.

Me qindra turistë përditë kalojnë nëpër traun e Vermicës për të shkuar në traun e Qafë Morinit e për të vizituar Valbonën dhe bjeshkët e malësisë së Gjakovës. Një bukuri përrallore me pyje, burime uji e peizazhe te mahnitshme. E më pas për të ngrënë një drekë apo darkë në restorantet e mira të Kosovës, që nga gryka e Rugovës e deri në bjeshkët e Prizrenit.

Më dhjetëra fëmijë që tundimit për të shkuar diku jashtë shtetit të tyre, i japin përgjigje edhe vetes edhe prindërve se “ne kemi kaluar në një shtet tjetër, kemi qenë në Kosovë”. Ata nuk e dinë nëse nuk jua shpjegojmë se diferenca ne mes këtyre dy shteteve nuk duhet të egzistojë fare. Sepse janë toka shqiptare, troje shqiptare, flasin shqip, hanë shqip, këndojnë shqip, mendojnë shqip, jetojnë shqip. Pra asnjë ndryshim.

Po fëmijët e kanë të kopsitur në mendjen e tyre se po kalove traun e një dogane dhe po të kontrolluan policë, je në një shtet tjetër. Ky është realiteti i sotshëm që më vret shikimin dhe mendimin. Fëmijët kanë të drejtë në pafajshmërinë e tyre, Trarët dhe doganat krijojnë ndarje edhe aty ku nuk ekzistojnë duke ju dhënë të drejtë fëmijëve që kanë vizituar një shtet tjetër.

Sa premtime absurde janë bërë e kurrë nuk u realizua që trarët të hiqeshin një ditë. Kaluan shumë vite e trarëve ju shtuan edhe kamerat e kontrollit, edhe kabinat e kontrollit edhe edhe…..

Kjo mendoj se është e tepërt. Gjithë Evropa ka hequr trarët dhe kontrollet ne kufi prej shumë vitesh tashmë dhe ne shtojmë hapësirën e inspektimit, i modernizojmë pikat e kontrollit sikur të ishim nisur për tjetër kund, e jo për tu integruar në Evropë. Nuk ka asnjë lloj regjimi e qeverie që ka menduar seriozisht se si te hiqen këto kontrolle që përveç korrupsionit të policëve që punojnë në to nuk ka sjell asnjë gjë tjetër të “mirë”.

Sidomos një heshtje totale e mundësisë së heqjes janë këto dy qeveritë që janë në Shqipëri dhe në Kosovë. Ato në heshtje dhe me inatet ndaj njëra tjetrës po dëmtojnë shqiptarët. Asnjë lloj kushti nuk është mbajtja e doganave në kufi dhe kontrolli i imët i shqiptarëve sa herë hyjnë apo dalin si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.

Prandaj duhet sa më para që të jete e mundur që qeveria e Prishtinës dhe qeveria aleate e Vuçiçit në Tiranë të bëjë një hap drejt shkuljes ë trarëve dhe vendosjes se pemëve për hije në vend të tyre.

Askush nuk po thotë se ato kabina e ato godina të prishen. Jo, ato mund të ruhen si muzetë e zinj të kohës kur vijonte ndarja e shqiptarëve edhe kur nuk kishim pushtues te huaj në territore.

Nuk më ka pëlqyer kurrë të replikoj me ata që bëjnë kontrollin tek trarët. Bile i shikoj me admirim se si e zbatojnë ligjin, në mënyrë të veçantë punonjësit e policisë së Kosovës por në shpirt nga brenda më bren ai inati i dhimbshëm i atyre djemëve që u vranë kur thyen kufirin në Koshare e i bashkuan trojet shqiptare.

Ai guxim i atyre djemve trima që rrëzuan piramidat nuk me duket normale që akoma sot të vijojë të jetë ashtu në ajër për tu ndezur për të rrëzuar piramida te tjera. Piramida që shqiptarët po ja ndërtojnë njëri tjetrit me ballkane të hapura apo të mbyllura. Eshtë koha e njerzve te mençur dhe nëse te tillët reagojnë atëhere nuk ka qeveri në botë që mund ti rezistojë revanshit të qytetarëve.

Pra koha ka qenë të hiqeshin më herët, por sot janë pjekur krejt kushtet njëqind për qind që doganat mes shqiptarëve o të hiqen o të digjen. Prandaj politik duhte ti vërë gishtin cepit të kaptinës. Në evropën pa dogana nuk shkojmë dot me trarë në kufi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia publikon bilancin e dëmeve që ia ka shkaktuar ushtrisë ukrainase

Story i radhës

Rrëfimi tronditës/ Ushtari rus kërkon leje nga gruaja e tij për të dhunuar gratë ukrainase – publikohen dëshmi

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë