Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë.
Me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia.
Aty janë gjetur 675 litra vaj ushqimor, njofton Dogana.
Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.