Yarmolenko zyrtarizohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

Andriy Yarmolenko i ka dhënë fund eksperiencës së tij me West Ham, pas plot 4 sezonesh me klubin anglez.

32-vjeçari është transferuar te ekipi i Al-Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilin ka firmosur për një sezon.

Klubi i Al-Ain ka zyrtarizuar sot sulmuesin ukrainas përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në sezonin e fundit me “Hammers” Yarmolenko luajti në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi 3 gola dhe dha 3 asiste.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dogana sekuestron 675 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia

Story i radhës

Ndahet ASH dhe BESA në Tetovë!?

Të fundit nga