Dogana e Kosovës arrin rekord të ri

Dogana e Kosovës ka arritur një rekord të ri në të hyrat.

Në ditën e sotme të hyrat kanë tejkaluar shifrën prej 500 milionë euro.

“Kjo arritje paraqet një rritje të madhe prej 78 milionë euro, ose mbi 18%, krahasuar me mbledhjen e të hyrave të vitit të kaluar, duke tejkaluar dukshëm edhe projeksionin prej 6% për këtë vit fiskal.

Këto të hyra janë mbledhur edhe pse efekti në lirimet e taksave sipas vendimeve të Qeverisë për importin për prodhuesit dhe thellimi i lirimeve nga marrëveshjet e tregtisë së lirë janë thelluar dukshëm. Në këtë periudhë janë liruar 79 milion euro taksa të kësaj kategorie apo 21 milion më shumë se viti paraprak.

Ngjashëm, bazuar në vendimin e Qeverisë, është bërë progres i rëndësishëm në lehtësimin e tregtisë, veçanërisht me funksionimin efikas të zhdoganimit në portin e Durrësit dhe terminaleve të operuara nga shteti.

Ky progres ka rezultuar në një kursim të konsiderueshëm të kostos prej 4.3 milionë euro gjatë periudhës tre mujore, ndërsa që sipas trendit të progresit, ne parashikojmë që ky kursim të përshkallëzohet, duke arritur deri në 20 milionë euro deri në fund të vitit, duke optimizuar më tej proceset tona tregtare dhe duke përmirësuar rritjen ekonomike e njëkohësisht duke ndikuar në uljen e çmimit tek konsumatori.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të nxitur një mjedis të favorshëm për eksportin, tregtinë dhe gjenerimin e të ardhurave, duke kontribuar në prosperitetin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Doganës.

Story i mëparshëm

Grubi: Valixhja është kështu e vogël, se kaq janë të vogla punët e tyre

Story i radhës

Çfarë është surrogacia apo shtatzënia për të tjerët dhe çfarë ndryshon nëse bëhet një krim universal?

Të fundit nga