Doçi: Ekipi e ndjeu emrin e madh të Realit

October 21, 2022
min lexim

Vllaznia e femrave e nisi me humbje fazën e grupeve të Championsit, në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, teksa u mundën me rezultatin 0-2. Pas ndeshjes, në konferencën për shtyp, një ndër futbollistet më kryesore të ekipit shkodran, sulmuesja Megi Doçi, tha se ishte një ndeshje e mirë e Vllaznisë, pavarësisht humbjes.

“Të them të drejtën, ishte një ndeshje e mirë e ekipit, luajtëm mirë taktikisht. Në pjesën e parë, ekipi bëri një lojë mjaft të mirë. U desh që ato dy-tre raste që krijuam, u desh të bënim më tepër, por besoj se në vazhdimësi, t’i shikojmë ato raste që kishim dhe t’i rregullojmë. Dëshira ishte shumë e madhe për të fituar, sidomos kur ke emra të mëdhenj përballë, por siç duket, ekipi e ndjeu atë emrin e madh të Realit.

Interesimi nga klubet europiane? Sigurisht që, është kënaqësi, sepse janë vite pune, janë vite sakrificash, jo vetëm për mua, por për gjithë shoqet e ekipit, sepse unë me ndihmën e atyre, i kam shënuar edhe ato gola që kam realizuar.

Kështu që, është e veçantë që ka shumë menaxherë dhe shumë njerëz që interesohen, por do kisha shumë dëshirë që të paktën të jepja asist për ndonjë shoqe ose të shënoja një gol. Kjo ishte mundësia. Shpresoj që ekipi të rritet në vazhdimësi. Ekipi bëri një lojë mjaft të mirë dhe për t’u bërë më i fortë, duhet të luajmë me ekipe të mëdha si këto.

Ndjesia e pjesëmarrjes së Vllaznisë në Champions League? Sigurisht që, ndihemi mjaft mirë. Megjithatë, dua të falënderoj në fakt tifozët që ishin sot (dje) në stadium. Ishin të mrekullueshëm, ishin lojtari jonë i 12-të, ishin shpresa jonë.

Sigurisht që, kemi pasur mbështetjen e gjithë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë dhe është emocion i veçantë kur e ndjen atë kënaqësinë e përfaqësimit, jo vetëm të qytetit, por edhe të gjithë Shqipërisë. Vllaznia nuk është kjo, ka cilësi brenda dhe do ta tregojmë në vazhdimësi. E dimë se luajmë me elitën e futbollit europian dhe nuk është e lehtë.

Trampolinë për jashtë? Unë besoj se po. Për të gjitha shoqet e ekipit, është një trampolinë, jo vetëm për mua. Të gjitha e ndjejnë për të dhënë më tepër se maksimumin, sepse të luash kundër Realit, Chelsea-t apo PSG, nuk është se të bie shpesh. Kështu që, kur ke emra të mëdhenj përballë, je edhe më i detyruar për të dhënë më tepër se 100%”, tha Megi Doçi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsyeja e ndarjes së Shakira-s me Pique ishte ish-mesfushori i Barcelonës? Zbulohen detaje të reja

Story i radhës

Nora nuk ia del në finale

Të fundit nga

ShkoLartë