Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës ‘Transparent Albania’, tha se do të bëhet pasqyra kuptimplotë dhe e prekshme nga çdokush që Shqipëria të behtë pjesë e BE.
Kreu i qeverisa tha se “do të jemi në një nivel tërësisht të ri të transparencës, llogaridhënies, cilësisë së marrëdhënies shtet-publik”.
Ky nivel i ri, shtoi ai, do të jetë një shtyse e re për të përmirësuar performancën e të gjithë institucioneve.
Rama: Çështje të aktualitetit e cila ka zënë vend në debatin publik lidhur me shpenzimet, prokurimet, qasjen e institucioneve ndaj veprimtarisë së caktuar që hedhin dyshime. Mendoj se është e udhës që institucioni përkatës të shprehet në mënyrë transparente ti japë publikut mundësinë të ketë edhe versionin e institucionit.
Rëndom nuk kërkohet nga burimet e informacionet, pra media nuk e kërkon opinionin zyrtar lidhur me një çështje, por edhe më keq se kaq nga ana tjetër, vetë institucionet nuk e bëjnë. Por kjo është shumë e rëndësishme për tu bërë.
Besoj që duke patur parasysh dhe shkallën e lartë të digjitalizimit të qeverisë dhe çfarë kemi bërë deri më sot me sistemin e bashkëqeverisjes dhe çfarë ka bërë deri më sot zyra e komisionit, kemi një bazë më shumë sesa të mjaftueshme për të pretenduar që Transparet Albania të bëhet pasqyra kuptimplotë dhe e prekshme nga çdokush që Shqipëria të behtë pjesë e BE.
Duhet punë ekstra dhe në radhë të parë në mendjen e të gjithë atyre që do të kenë detyrimin shtetëror t’i japin jetë, do të ketë mësime për të marrë, të meta për të korrigjuar rrugës, por nuk kam asnjë dyshim se me daljen përfundimtare të platformës, ne do të jemi në një nivel tërësisht të ri të transparencës, llogaridhënies, cilësisë së marrëdhënies shtet-publik. Ma ha mendja se ky nivel i ri do të jetë një shtyse e re për të përmirësuar performancën e të gjithë institucioneve.
Burimi: botasot.info