dite gjati nuk behet dite shkurter ra nga 40 metra lartesi shpeton mrekullisht i moshuari ne greqi 639495500097b

Ditë gjati nuk bëhet ditë shkurtër, ra nga 40 metra lartësi, shpëton mrekullisht i moshuari në Greqi

December 10, 2022
1 minut lexim

Një 80-vjeçar në Greqi ka shpëtuar për mrekulli, kur makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga dhe ra në një humnerë nga një lartësi prej 40 metrash.

Mediet në Greqi bëjnë me dije se aksidenti i rëndë ndodhi sot rreth orës 13:57 (me orën lokale) në rrugën provinciale nga Perama Rethymno në Dafnedes, në ishullin e Kretës.

I moshuari po lëvizte me mjetin e tij bujqësor, kur për arsye ende të paditura, makina doli nga rruga dhe ra nga shkëmbi me lartësi rreth 40 metra.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse, ekipi i të cilave kanë arritur të nxjerrin me shpejtësi të moshuarin nga mjeti që ishte bërë copë-copë nga përplasja e fortë.

Nga aty, i moshuari është dërguar me plagë të lehta në spitalin e Rethymnos, ku po merr ndihmë mjekësore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

i tregoi mbare botes te verteten per krimet e serbise mbi shqiptaret basha takohet me ambasadorin walker ne washington 63949409134e6
Story i mëparshëm

“I tregoi mbarë botës të vertetën për krimet e Serbisë mbi shqiptarët”, Basha takohet me Ambasadorin Walker në Washington

jane mikesha prej vitesh xhemi shehu zbulon huqin e arbana osmanit 6394955765eff
Story i radhës

Janë mikesha prej vitesh, Xhemi Shehu zbulon “huqin” e Arbana Osmanit

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë