“I tregoi mbarë botës të vertetën për krimet e Serbisë mbi shqiptarët”, Basha takohet me Ambasadorin Walker në Washington

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar disa personazhe të rëndësishëm.

Së fundmi Basha është takuar edhe me ambasadorin Willian Walker, ish-shef i Verifikimit në Kosovë.

Në një postim në “facebook” ai shkruan se është takuar me personin që i tregoi mbarë botës për krimet e Serbisë mbi civilët shqiptarë të pafajshëm.

Postimi i Bashës:

Kënaqësi e vecantë për mua të takoja Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit të Verifikimit në Kosovë që i tregoi mbarë botës të vërtetën për krimet e Serbisë mbi civilët e pafajshëm shqiptarë.

Ambasadori Ëilliam Ëalker, duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe genocidin që po kryente Serbia në Kosovë.

Ne shqiptarët jemi mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Ëalker. Gjatë takimit më tregoi se i ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë e Shqipëri dhe se beson në mundësitë që dy vendet kanë për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Falemnderit Ambasador Walker!🇦🇱🇺🇸/albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bilanci i vetingut në 5 vite, ONM: 247 magjistratë u larguan nga sistemi me shkarkim ose dorëheqje

Story i radhës

Ditë gjati nuk bëhet ditë shkurtër, ra nga 40 metra lartësi, shpëton mrekullisht i moshuari në Greqi

Të fundit nga