Ditë e keqe për Musliun në Gjermani 

July 30, 2023
1 minut lexim

Futbollisti Visar Musliu ka debutuar jo mirë në fanellën e Paderbornit. 

Mbrojtësi i Maqedonisë së Veriut,  Musliu, u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Greuther Furth, në kuadër të javës së parë të Bundesliga II.

Interesant është fakti se Musliu fillimisht mori karton të verdhë, më pas ndërhyri VAR-i, dhe u ndëshkua me të kuq. 

Visar Musliu nga Ingolstadt u transferua në Paderborn në afatin kalimtar të kësaj vere.

Duhet theksuar se reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, po paraqitet titullar për Paderbornin, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0 për Greuther Furth.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alarmon juristi: Ambasadori francez është kundër tërheqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës!

Story i radhës

U rrezikoi jetën pushuesve duke shkelur perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare bllokon skafin në Ksamil

Të fundit nga

ShkoLartë