Sa herë qëfestohet përvjetori i Lirisë së Kosovës, 12 Qershori 1999 dhe Dita e Pavarësisë së saj, detyrimisht përmendet dhe do ta kujtojë gjithmonë memoria dhe historia kombëtare shqiptare Drenicën e Durrësit dhe kontributine jashtëzakonshmnëm të vëllezërve Kapiti për clirimin e pavarësimin e Kosovës.
Me 01 04 1999 u ngrit dhe filloi nga funksionimi Qendra Kryesore e Mobilizimit te UÇK-së te “Drenica” e Gani KAPITIT, e cila së bashku me Ganiun dhe gjithë familja e patriotit Sadri KAPITI kanë hyrë në historinë tonë gjithkombëtare për atë punë dhe vepër të vyer dhe shumë të rëndësishme kombëtare që është bërë prej tyre në vitet e Lavdisë sonë Kombëtare, të Luftës dhe të Qëndresës së madhe të popullit shqiptar kundër makinerisë shtetërore kriminale, terroriste dhe genocidiste të Serbisë.
Jemi të gjithë dëshmitarë se si te “Drenica” e Durrësit buzë detit, pronë e Gani KAPITIT arritën me mijra luftëtarë shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare dhe iu bashkangjitën UÇK-së për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Qëndra e mobilizimit “Drenica” e Gani Kapitit u bë edhe epiqendra mediatike ndërkombëtare pasi aty mbërrinin çdo ditë reporterë e gazetarë nga e gjithë Europa, SHBA, Kanada etj., dhe që nga aty ndërkombëtarizohej si kurrë më parë çështja kombëtare shqiptare, sidomos ajo e Kosovës shqiptare dhe lufta e drejtë dhe heroike e popullit martir të Kosovës për liri e të drejtat kombëtare , për liri, pavarësi e bashkim kombëtar.