Distria kampione në Lojërat Mesdhetare 

Distria kampione në Lojërat Mesdhetare!
      
Krenarit e kombit shqiptar, Distria Krasniqi, kampione olimpike, është fituese e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare, që po mbahen në Oran të Algjerisë!

Disi sot ka treguar edhe një herë klasin e saj, e cila në finale i dha leksion garueset nga Kroacia Ana Viktorija Puljiz. 

Fillimisht e eliminoi garuesen qipriote Sofia Asvesta, pastaj spanjollen  Ana Perez.

“Distria Krasniqi i ka sjell Kosovës medaljen e parë, dhe atë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja jonë mundi në finale kroate, Ana Viktorija, Puljiz.

Urime Disit, Federatës së Xhudos së Kosovës dhe gjithë Kosovës”, shkruan në faqen e KOK-ut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

12 vjeçe me bikini, Enca poston foton nga adoleshenca teksa vazhdon pushimet në Mykonos

Story i radhës

Edi Rama e ndan foto të ditës, momentin e diskutimit me Joe Biden në Samitin e NATO-s

Të fundit nga